Vdes një person në Suharekë – i biri thotë që u vetëvra, por Prokuroria dyshon se u vra

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në Komunën e Suharekës, të enjten rreth orës 23:27. Rastin në Polici e ka raportuar djali i tij, i cili ka thënë se babai ka kryer vetëvrasje.

“Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin policor.

Në vend të ngjarjes është gjetur një armë mirëpo nuk dihet lloji i saj. Për rastin është njoftuar edhe prokurori të cilin e ka cilësuar si vrasje deri në hetimet e radhës.

Reklama