Vdes një 16-vjeçar në Gjakovë, ra në hapësirën e ashensorit

Një i mitur në Gjakovë ka vdekur pasi ka rënë nga hapësira ku po punohej për ashensor. Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, derisa Policia i ka thënë KOHËS se 16-vjeçari ishte edhe me dy persona të tjera.

Ata ishin ngjitur në katin e gjashtë të objektit që ishte në ndërtim e sipër, i pasiguruar dhe pa rreja të shkallëve.

“Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore, më pastaj i njëjti është dërguar me anë të ndihmës së shpejtë në emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” në Gjakova, ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Reklama