Vdes kryetari i veteranëve të UÇK-së në Rahovec Vajdin Berisha

Sot ka vdekur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Rahovec, Vajdin Berisha.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Irfan Berisha nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Njoftim Mortor:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Vajdin Berisha.

Edhe pse me një sëmundje të rënd, nuk u ndale deri në diten e fundit duke u angazhuar dhe punuar si Kryetar i Organizatës së veteranve të Luftës së UÇK-së  dega në Rahovec!

Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë.

Varrimi bëhet sot me datë 06 gusht 2022 në ora: 14:00, në varrezat e lagjes Berisha- Drenoc!