Vdes ish-ushtari i UÇK-së që u rrëzua duke punuar, lë pas katër fëmijë

Ka vdekur Sadri Rexhaj veterani i luftës së Kosovë. Ai ka ndërruar jetë të dy ditë më parë të dielën (28 korrik).

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Agim Rexhaj.

Sadriu me 14 shkurt të këtij viti sa ishte duke punuar me shokët e tij në kulmin e një shtëpie ishte rrëzuar nga kati i dytë dhe kishte pësuar lëndime të rënda në boshtin kurrizor e në qafë, aq sa kishte mbetur i pa lëvizshëm. Nga plagët e marra nga pakujdesia e mjekëve në Kosovë ai fiton edhe infeksione të thella (infeksione ultra spitalore) dhe dekobit (në trup hapen plagë të thella).

Nga Spitali i Prizrenit me 14 shkurt 40 vjeçari, baba i katër fëmijëve dërgohet në QKUK – përreth 25 ditë qëndron në koma. Trajtimi i sëmundjes së tij ishte tejet i kushtueshëm, familjarët kishin kërkuar ndihmë edhe nga të afërmit, por edhe nga qytetarët e tjerë. Nga 10 maji Sadriu ishte i shtrirë në njëri nga Spitalet e Shkupit.

Fatkeqësisht gjendja e tij po përkeqësohej dita e ditës dhe që 3 javë tash ai ishte duke qëndruar në shtëpi. Ku edhe dha frymën e fundit.

Varrimi i të ndjerit ishte bërë me 29 korrik.

Reklama