Vdes ish-snajperisti i UÇK-së, Agim Ferati – Video

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Agim Ferati, që shërbeu në Zonën Operative të Shalës në Mitrovicë.

52 vjeçari kishte qenë një nga snajperistët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e fundit.

Feratin lart e vlerësuan bashkëluftëtarët, por edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën nga ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

https://youtube.com/watch?v=iMgubKgKgX8%3Ffeature%3Doembed

Reklama