Vdes edhe i aksidentuari i katërt nga aksidenti në Bërnjak të Rahovecit

Sot në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi katërt nga aksident trafiku që ndodhi me datën 26 të muajt të kaluar në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Muajin e kaluar në Bërnjak të Rahovecit ndodhi një aksident trafiku që la të vdekur tre persona. Po ashtu të lënduar nga ky aksident mbetën edhe tre të tjerë.

Gazeta Alo ka mësuar edhe identitetin e personit të katërt që ndërroi jetë sot nga ky aksident. Ai është Lulzim Jupolli  me vendbanim në Prishtinë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër  nga 17:00 në fshatin Shajkofc të Podujevës.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

Reklama