Vdes basketbollisti Kobe Bryant

Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të helikopterit ku ai ndodhej me tre persona të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në Calabasas – Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Sipas TMZ, Bryant dhe tre persona të tjerë po udhëtonin me helikopterin e tij privat, kur helikopteri u rrëzua.

Mësohet se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit. Ndërsa Vanessa [gruaja e Kobe Bryant] nuk ndodhej në helikopter.

Dyshohet se helikopteri me të cilin po udhëtonin viktimat është përfshirë nga zjarri dhe kështu ka ardhur deri tek rrëzimi i tij.

Reklama