Vdes aktivisti i Vetëvendosjes nga Prizreni

Aktivisti i Vetëvendosjes, Hysni Hyseni – Doda ka ndërruar jetë.

Kjo pas një sëmundje të shkrutër me të cilën përballej aktivisti nga Prizreni.

Aktivistin e kanë kujtuar edhe anëtarët e aktivistët tjerë të Vetëvendosjes.

Valdrin Ahmeti, sekretar i qendrës së Prishtinës, i ka shprehur ngushëllime familjes, lëvizjes e krejt atyre që e kanë njohur.“Paska nderruar jete Hysni Hyseni – Doda. I plagosur me 10 Shkurt 2007, nuk u ndal asnjehere se kontribuari per vendin tone. U prehte ne paqe shpirti i tij. Ngushellime familjes, Levizjes, Prizrenit e gjithe atyre qe e njohën”“Pas 11 dite bëhen 13 vjet prej kur u plagos dhe humbi njërin sy në protestën e 10 shkurtit 2007, që nga ajo kohë e deri më sot Doda nuk është ndal në aktivitetet e Lëvizjes”, ka shkruar Faruk Dakaj.

Reklama