Vdekje e dyshimtë në Rahovec

Dje gjatë ditës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Rahovec.

Raportohet se në Qendra Emergjente në Prizren nga familjarët e tij është sjellë viktima mashkull K/Shqiptar i cili pas një kohe ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Indeksonline/

Reklama