Vazhdon pastrimi i hapësirave publike, pastrohen varrezat në Opterushë e Rahovec

Është duke vazhduar iniciativa e Komunës së Rahovecit për pastrim të hapësirave të ndryshme publike në qytet.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se sot ka nisur pastrimi i varrezave civile në disa vendbanime.

Ai ka publikuar pamje nga pastrimi i varrezave në Opterushë dhe Rahovec.

”Ka filluar pastrimi i varrezave civile në disa vendbanime! Sot kompania e kontraktuar nga komuna është duke u kujdesur për pastrimin e varrezave në Opterushë”, ka shkruar ai në njërin prej njoftimeve. /RahoPress/

Reklama