Vazhdon festa në ditën e dytë të “Hardh Fest”

Festivali “Hardh Fest”, vazhdon ditën e dytë në Rahovec, ku ndër të tjera do të zhvillohen garat në

shtrydhjen e rrushit, demonstrimi i pjekjes së rakisë e shumë aktivitete tjera.

Dita e dytë nis në orën 09:00 dhe përfundon me këngë pop e rock në orën 02:00.

Përveç panairit të rrushit, verës, rakisë e gastronomisë, aty do të ketë aktivitet për fëmijë, hardh mini maratona dhe performimi i dj-ve.

Gjithashtu, turistët do të kenë mundësi të mbjellin nga një hardhi rrushi.