Vazhdojnë punimet për ndërtimin e kullës kushtuar Tonit e Micit

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Rahvoecit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se edhe në këto ditë dimri kanë vazhduar punimet për ndërtimin e kullës kushtuar heronjve nga Rahoveci, Toni dhe Mici.

“Falë motit të mirë që ka mbretëruar deri më sot në këto ditë dimri, punët në ndërtimin e kullës kushtuar dy heronjve nga Rahoveci, Tonit dhe Mici, kanë vazhduar. Punimet për ndërtimin e këtij objekti kanë nisur në 21-vjetorin e rënies së tyre”, ka njoftuar ai.

Zhuniqi ka theksuar se drejtoria e tij mbetet e përkushtuar që punimet të vazhdojnë dhe të përfundojnë sipas kohës së paraparë.

Reklama