Vazhdojnë punimet në shtratin e lumit Krushë-Celinë, zgjidhje e përhershme ndaj problemit të vërshimeve

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, Rumir Zhuniqi, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për rregullimin e shtratit të lumit ndërmjet Krushës së Madhe dhe Celinës.

Ai ka thënë se pas vendosjes së kolektorëve për ujërat e zeza në të dy anët e lumit, tani punën kanë nisur në ndërtimin e shtratit.

“Janë duke vazhduar punimet në rregullimin e shtratit të lumit ndërmjet Krushës së Madhe dhe Celinës, pas vendosjes së kolektorëve për ujërat e zeza në të dy anët e lumit, tani punët kanë filluar në ndërtimin e shtratit”, ka shkruar Zhuniqi në Facebook.

Sipas tij, përmes këtij projekti që është investim i Komunës së Rahovecit, synohet që të zgjidhet në mënyrë të përhershme problemi i vërshimeve në tokat bujqësore dhe vendbanime. /RahoPress/

Reklama