Vashat e Bashkimit fituese të Superkupës

Basketbollistet e Bashkimit janë fituese të Superkupës së Kosovës, pasi sonte në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec e kanë mposhtur Prishtinën me rezultat 83:70.

Prizrenaset po thuaj gjatë gjithë kohës ishin më të mira dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment.Ndërsa, kryeqytetaset vetëm në çerekun e katërt ishin më efikase (e fituan me shifrat 22:17), por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Khadija Brown me 32 pikë ishte bindshëm më efikasja te Bashkimi, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe: Aisha Muhamed (18), Arbnore Perquku (15) dhe Saranda Daci 12.

Më e dalluara te Prishtina ishte Danisha Shaw me 31 pikë, Irma Konjusha i shtoi 13, ndërsa Nyliah Jamison-Myers 11 pikë.