Valë e re nxehtësie pritet ta godasë Evropën perëndimore

Temperaturat verore pritet të rikthehen në Evropën perëndimore në fund të kësaj dhe fillim të javës së ardhshme.

Sipas ecurive aktuale sinoptike në Evropë do të krijohet një anticiklon i fuqishëm i cili do të kushtëzojë mot të kthjellët, kurse masat e nxehta nga Afrika Veriore do të depërtojnë poashtu.

Përsëri nxehtësia më e madhe pritet të prekë Spanjën, Francën e deri në mbretërinë e Bashkuar. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 40 gradë celsius.

Ende është herët për detaje të mëtutjeshme por gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike edhe kjo valë nxehtësie esktreme nuk do të prekë rajonin tonë me tërë fuqinë e vet edhe pritet të kemi ngritje të temperaturave, megjithatë ne do të mbesim në periferinë e këtij sistemi të nxehtë ajror./Meteoballkan

Reklama