Vala e parë e nxehtësisë godet sot Evropën Perëndimore

Nda data 1 Qershor një valë nxehtësie me origjinë nga Afrika Veriore do të fillojë të përfshijë Evropën perëndimore. Vala e ajrit të nxehtë do të përfshijë duke filluar nga Portugalia, Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania e deri në Skandinavi.

Nxehtë do të jetë edhe në disa pjesë të Evropes qendrore, lindore, Turqi e deri në Rusinë Jugore. Në anën tjetër kemi ajrin e ftohtë të lidhur ngushtë me Italinë dhe Gadishullin Ballkanik (ngjyra e kaltër).

Kjo valë nxehtësie në Evropen perëndimore do të jetë më e forta nga data 2 Qershor, ndërsa parashihet të mos zgjasë shumë.

Në rajonin tonë edhe disa ditë do të kemi masën relativisht të ftohtë dhe mjaft jostabile ajrore, ndërsa nga gjysma e javës tjetër parashihet që temperaturat e larta të fillojnë të depërtojnë edhe tek ne gradualisht.

Edhe pse do të nxehet moti atmosfera nuk do të jetë stabile sepse priten zhvillime vranësirash pasditeve të cilat vende-vende do të sjellin rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Sipas ecurive aktuale sinoptike (nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim) nga e enjta edhe tek ne do të rrallohen dukshëm reshjet dhe do të kemi mot më stabil dhe të qëndrueshëm, por se sa mund të zgjasë stabilizimi eventual i motit nuk mund të themi asgjë sot.

Ne do të jemi duke e përcjellur situatën sinoptike dhe për çdo ndryshim eventual do tju lajmërojmë me postimet tona. Temperaturat gjithsesi do të ngriten nga mesi i javës së ardhshme por se a do të vazhdojnë reshjet lokale, apo do të ndërpriten tërësisht, këtë do të shohim ditëve të ardhshme./Meteoballkan

Reklama