Vajza nga Kramoviku e lënduar nga aksidenti në Kroaci

Nga aksidenti i djeshëm në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë, dy prej tyre janë nga komuna e Rahovecit, Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe dhe Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël.

Nga Rahoveci, si pasojë e aksidentit, e lënduar ka mbetur edhe një vajzë nga Kramoviku.

Faqja e fshatit “Kramoviku”, ka njoftuar se Blerim Thaqi ka udhëtuar drejt Kroacisë për ta parë vajzën e tij të lënduar në spitalin kroat, ku po trajtohet.

Në këtë njoftim, thuhet se vajza është mirë me shëndet dhe jashtë rrezikut.

“Blerim R Thaqi në foto më vajzën e cila u aksidentua  në Kroaci. Falë Zotit mirë janë më shëndet!”, thuhet në njoftim.

Reklama