
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka uruar besimtarët islamë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.
Ai nëpërmjet Facebook-ut u është drejtuar myslimanëve, duke dhënë edhe porosinë që të gjithë të kontribojnë më shumë për shoqërinë.

Urimi i plotë;
Të gjithë besimtarëve, urime muaji i bekuar i Ramazanit!
Le të na shërbejë ky muaj i sakrificës dhe lartësimit të Zotit si udhërrëfyes për të kontribuar më shumë në shoqëri! Shqiptarëve të besimit islam agjerim të lehtë dhe të pranushëm.
