Ultras vreshtarët: Asgjë nuk ka përfunduar, nuk jemi dorëzuar – ejani të premten për mbështetje

Të premten në orën 20:30 zhvillohet ndeshja e katërt finale ndërmjet KB Rahoveci e Z Mobile Prishtina. Pas dy fitoreve të Prishtinës, dhe një fitoreje të Rahovecit, që të dyja skuadrat si vendase, Rahovecit i duhet vetëm fitorja këtë të premte, në mënyrë që të rrisë gjasat për t’u shpallur kampion i Superligës së Kosovës.

Tifozët më të zjarrtë të KB Rahoveci “Ultra Vreshtarët”, kanë bërë thirrje publike për mbështetje sa më të madhe këtë të premte në palestrën “Mizaher Isma”.

“Agjë s’ka përfunduar”, thonë vreshtarët, duke thënë se “të gjithë jemi pas tyre”.

Ultras Vreshtarët kanë kërkuar edhe mbështetjen e bizneseve dashamirëse, në mënyrë që organizimi të jetë sa më në nivel.

Ky është shkrimi i plotë i vreshtarëve:

Të Premtën të gjithë në “Mizahir Isma” ..

Pas fitores së mbrëmshme të Prishtinës seria shkon në 2 – 1 në favor të Prishtinasve.

Por asgjë s’ka përfunduar , djemtë e ekipës s’janë dorëzuar , ne djemtë e qytetit dhe i gjithë qyteti jemi pas tyre, vetëm bashkë mund ta mundim këdo. Të premtën në “Mizahir Isma” luhet vetëm për fitore.

Prandaj i njoftojmë gjithë anëtarët që t’premtën të gjithë në Palestër. Është ndeshja e fundit në “Mizahir Isma” dhe bashkë ta udhëheqim ekipen drejt fitores. Mbledhja bëhet drejt në tribun pas iftarit. Biletat për anëtarët tanë në kop shpërndahen te hymja.

Ftojmë publikun Rahovecas në përkrahje maksimale dhe anim korrekt, njëkohësisht edhe mikpritje ekipit dhe mysafirëve Prishtinas, siç na ka hije.

Ftojmë bizneset dashamire për sponsorizim , që paraqitja të jetë sa më në nivel.

Hajde Rahovec përpara ..

Reklama