Ukraina përgatitet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deputeti Goncharenko dorëzon rezolutë në Parlamentin e Ukrainës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, në të cilin bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, duke bërë publike draft-rezolutën e tij ka deklaruar se shpreson se Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.