U varros në Dejnë luftëtari i lirisë Rexhep Krasniqi

Sot, në fshatin Dejnë, është varrosur luftëtari i UÇK-së, Rexhep Krasniqi.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, ka thënë se kontributi i tij për liri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë.

Latifi ka shkruar:

Në Dejnë, ia dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëvendësit tonë, Rexhep Krasniqi.

Nga sot trupi i bacës Rexhep, prehet i qetë në varrezat e fshatit Dejnë, e kontributi i tij për liri, padyshim se ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time dhe bashkëluftëtarëve të mi.

Ngushëllime familjes Krasniqi, shokëve dhe gjithë liridashësve kudo ndodhen!

Emri i Rexhep Krasniqit, kurrë mos u harroftë!

Lavdi dhe nderim përjetë veprës së luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Krasniqi!

Reklama