U shënua në Kosovë Dita e Arrës

Arra si kulturë pemtare është me një rëndësi të shumëfishtë sidomos në vleren e saj ushqyse, merr pjesë mjaftë në industrinë ushqimore, industrinë për përpunimin e drurit, si dhe industrinë kimike kryesisht të ngjyrave.
Si kulturë arrën e gjejmë në shumë shkrime të vjetra por të kultivuar në ekonomit familjare si pemishte rrall herë e gjejmë, por edhe nëse gjendet nuk përshkruhet si pemishte e veçantë.
Duke e parë rëndësin e saj ekonomike në ushqim, industri të drurit dhe asaj kimike edhe në Kosovë ka filluar të kultivohet në mënyrë të organizuar dhe tani kemi mbi 400 hektar me kulturën e arres si pemishte.
Pemishtet janë të shpërndara nëper tërë teritorin e Kosovës dhe ky interesim për rritjen e sipërfaqeve të arrës vjen nga interesi ekonomik i pemtarve.
Në fshatin Gjinoc komuna e Therandes të dielen me 11.10.2020 u mbajt dita e arres e organizuar nga Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë.
Tek pemishtja e zotri Enver Zeqiraj u mblodhën kultivues, studentë dhe ekspert të kultures së arrës. Atu u bisedua për sfidat dhe përvojat në mes të kultivuesve dhe ekspertëve.
Profesori universitar i Fakultetit të Bujqësis dhe Veterinaris në Prishtinë, Prof. Dr. Vahid Avdiu nëpër mjet një prezentimi të shkurtër njoftoi fermerët e rinjë me kulturen e arres dhe ju përgjigj pyetjeve për specifkat e saj që i kërkon për kultivim.
Në takim mori pjesë edhe kryetari i komunes së Therandes zotri Bali Muharremaj i cili gjatë një fjalimi të shkurtër tha se si komunë do të vazhdojnë të përkrahin kultivuesit e arres.
Në fund të takimit Shoqata e Kultivuesve të Arres dhe Lajthisë ndau tri mirënjohje:
Kultivuesi më i mirë i vitit u shpall zotri Enver Zeqiraj.
Mirënjohje u nda edhe për Prof. Dr. Vahid Avdiu dhe Msc. Behar Hyseni për kontributin e madh të dhënë në përhapjen dhe kultivimin e arrës në vend.
Reklama