U përurua Ura Tibetiane, Latifi prej të parëve që e kaloi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, e kanë përuruar sot së bashku Urën Tibetiane, një atraksion turistik te Ura e Fshajtë, ku ndahen territoret e Rahovecit dhe të Gjakovës.

Latifi ka thënë se sot është bërë përurimi i një projekti të rëndësishëm. Ai, me mahi, ka thënë se e ka kaluar këtë urë, por s’mund të thotë se është frikësuar meqenëse është kryetar.

Latifi ka shkruar:

Një atraksion i ri turistik është “Ura Tibetiane” në Urën e Fshajtë. Sot u bë përurimi i këtij projekti të rëndësishëm, ndërsa unë e kalova këtë urë shumë lehtë (se s’bën me thënë kryetari “u frikësova” 😁). Ishte megjithatë më lehtë se sa kur kalonim Drinin e Bardhë në këmbë 😊

Reklama