U përurua objekti i ri KB Krusha

Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Grua, është përuruar objekti i ri i KB Krusha, i mbështetur nga Komisioni Evropian.

Prezent kanë qenë kryetari i Rahovecit Smajl Latifi dhe ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Latifi ka shkruar:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi, qytetarë, fermerë e me zonja të nderuara morëm pjesë në përurimin e objektit të ri të KB “KRUSHA”, i cili është mbështetur nga Komisioni Europian, në bashkëfinancim me KB “KRUSHA”.

Falënderoj z. Minxhozi si dhe angazhimin e kompanive private që me solidaritetin e treguar dhe mbështetjen konkrete që kanë dhënë për përfundimin e projektit i cili siguron hapësirë dhe kushte të punës për të gjitha gratë që punojnë në KB “KRUSHA”, e që me duart e tyre të arta që nga paslufta e deri sot, kanë krijuar një bazë për rritjen e kapaciteteve, cilësisë së prodhimeve, që tashmë janë të njohura, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, në tregun e BE-së.

Me të gjitha mundësitë që kemi, në veçanti do të vazhdojmë me përkrahjen dhe lehtësirat konkrete për gratë fermere si dhe për sipërmarrësit që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Urime, ta gëzoni!

Reklama