U përurua Kulla Muze në Opterushë në nderim të heronjve dhë dëshmorëve

Sot është përuruar Kulla Muze për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët e kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabaz-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri dhe Bektesh Haliti.

Në ceremoninë përuruese kanë marrë pjesë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari Smajl Latifi si dhe personalitete të tjera, familje të dëshmorëve etj.

Kryetari Latifi ka publikuar një video nga ceremonia e përurimit.

Në fjalimin e tij ai ka folur për sakrificën e të gjithë dëshmorëve në luftën që e solli lirinë.

Reklama