“U ndeshëm me frymën e fitores” – Duraku në Malësi të Vogël e Gexhë

Kandidati i AAK-së për deputet, Berat Duraku, bashkë me Latifin e kandidatët Iska, Kleqka e Morina, kanë mbajtur sot takime me mbështetës në fshatrat Malësi e Vogël dhe Gexhë.

Duraku ka thënë edhe në këto fshatra panë frymën e fitores së 14 shkurtit.

Duraku shkruan:

Në Malësi të Vogël dhe në Gexhë sot u ndeshëm me frymën e fitores. Me kryetarin Latifi dhe Fatmirin, Bjondinën e Mahmutin, prezantuam para banorëve të këtyre dy fshatrave projektin tonë për Rahovecin si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Sot u konfirmua edhe një herë që mbështetja për Haradinajn dhe për neve si kandidatë për deputetë është e palëkundur te banorët e Malësisë dhe të Gexhës.

#FORCAEKOSOVËS

#81

Reklama