U mbajtë testi i parë i Garës Nacionale të Diturisë në Rahovec

Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec ka njoftuar se sot ëshë mbajtur mbajtur testi në kuadër të fazës së parë të Garës Nacionale të Diturisë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.

”I përgëzojmë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit kujdestarë të klasave të të gjitha niveleve, të cilët me përkushtimin dhe me vullnetin e tyre bënë që ky proces testimi të organizohet dhe të zhvillohet në nivelin më të lartë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

Drejtoria u ka uruar sukses nxënësve që i janë nënshtruar testit.

”Nxënësve ju urojmë suksese dhe poashtu edhe fituesve të kësaj gare, të cilët do të kualifikohen për fazën e dytë të testimit, në nivel komunal”, thuhet në fund.

Reklama