U mbajt turneu regjional i shahut në Rahovec, fitoi kampioni Sylejman Kollari

Për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntori, nën organizimin dinjitoz të Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe në bashkëpunim me KSH” Rahoveci” e Shkollës së shahut “ Gani Daka”, në Rahovec u mbajt turneu regjional në shah, ku morrën pjesë 40 shahistë nga Rahoveci, Prizreni, Gjakova dhe Malisheva. Është luajtur me sistem zviceran, shtatë gjiro dhe tempo i lojës 3+2 minuta.
Tek kategoria e seniorëve, vendi i parë i takoi kampionit të shumëfisht të Kosovës, Sylejman Kollarit me 6.5 pikë, vendin e dytë e zuri Arsim Hana me 6 pikë, sa ka tubuar në vendin e tretë edhe Bekim Ermeni, të dy këta nga Gjakova, ndërkaq në vendin e katërt u plasua Sabahudin Kollari me 5.5 pikë.
Tek juniorët, vendi i parë me 5 pikë të tubuara i ka takuar Alaudin Shtavicës me 5 pikë, një talent i jashtzakonshëm, vendin e dytë me katër pikë i ka takuar Sufjan Rulit nga Prizreni, vendi i tretë Esat Kollarit me 3.5 pikë.
Tek kategoria e femrave, vendin e parë e ka zënē Elma Sharku me 5 pika, e dyta me 4 pikë Besjana Sokoli, ndërkaq po aq pikë në vendin e tretë është plasuar Ariona Sharku.
Të gjithë fituesit janë shpërblyer me të holla, kupa dhe medalje.
Me mirënjohje post mortum u nderua shahisti më atraktiv dhe kombinatorik i Kosovës, Gani Daka, ndërkaq me mirënjohje janë nderuar Këshilli Rinor në Rahovec, KSH “ Rahoveci”, si dhe shahistët veteran, Shaip Shala dhe Enver Hamza.
Raportoi: Shaip Shala
Reklama