U mbajt Rahovec Tour: Shëtitje, sport, e argëtim me pamjen e mrekullueshme të vreshtave

Është mbajtur eventi kulturoro-sportiv Rahovec Tour në Rahovec.

Shumë qytetarë e merakli të biçikletave i janë bashkuar ngjarjes, duke shijuar bukuritë e mëdha të Rahovecit.

100 biçekleta janë siguruar nga vetë organizatorët, për ata që s’patën mundësinë që të sigurojnë një të tillë. Ndërsa, kishte edhe shumë të tjera që morën pjesë me biçikletat e tyre.

Prezent ishte edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili vëzhgoi zhvillimin e ngjarjes.

“Në ‘Rahovec Tour’, një organizim i bukur nga të rinjtë e Rahovecit, të cilët pas shëtitjes me biçikleta nëpër natyrën e bukur të Rahovecit, u ndalën për një aktivitet – ndriçimin e veçantë të qiellit të Rahovecit. Ky aktivitet, ku kishte pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, dëshmon se Rahoveci ka rini kreative dhe natyrë të bukur e përshtatshme për ngjarje të tilla që promovojnë komunën tonë!”, ka shkruar në fund Latifi.

Organizatorët kishin përgatitur edhe një surprizë për pjesëmarrësit, kur u dhezën balonat që më pastaj u lëshuan në ajër, duke krijuar një atmosferë tejet të këndshme,  në kopshtin e Stone Castle.

Organizimi ishte i mirë edhe për arsye se Policia gjatë tërë kohës u përkujdes për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërkaq nga prapa pjesëmarrësve ishte një autoambulancë, që fatmirësisht nuk kishte nevojë për intervenim. /RahoPress/