U mbajt në Xërxë “Dita e Eksportit Kosovar të Perimeve”

Në Xërcë të Rahovecit është mbajtur “Dita e Eksportit Kosovar të Perimeve”.

Siç njofton organizatori i kësaj ngjarje “Agro Celina”, ky organizim është mbështetur edhe nga Programi i PPSE në Kosovë, ndërkaq kanë marrë pjesë edhe kryetari i Rahovecit Smajl Latifi dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë, të USAID/AGRO, e fermerë të shumtë.

Në njoftim thuhet se sketori i perimtarisë duhet të zhvillohet më shumë përmes ndryshimit të modelit të subvencionimit.

“Po ndodhë, festohet dita e exportit te perimeve Kosovare 2019. Ky organizim eshte mbeshtetur edhe nga programi PPSE ne Kosove dhe eshte madheshtuar me pjesemarrjen e kryetarit te komunes z. Smajl Latifi, te MBPZHR-se z. Isuf Cikaqi, perfaqesuesve te PPSE (Alida Muhaxhiri dhe Avni Ramadani), te programit USAID/AGRO (Fatmir Selimi, Musa Berisha) dhe fermereve te nderuar. Sektori i perimtarise duhet te mbeshtetet me shume dhe perfundimisht duhet te ndryshohet modeli i subvencionimit duke u subvencionuar prodhimi i dorezuar dhe jo vetem siperfaqet e kultivuara”, thuhet në njoftim.

slide

 

Reklama