Turpi i Komunës së Prishtinës, pagoi mijëra euro për artistë e këngëtarë për “performanca” gjatë pandemisë

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar 30 mijë euro për të mbështetur 56 projekte që do të promovonin qëndrimin në shtëpi. Kjo ishte pjesë e një konkursi publik të shpallur më 10 prill, shkruan Reporteri.

Muzikë live nga shtëpia, recitim poezish, receta gatimi, ligjërata mbi hikingun, filmin, pikturën janë zhanret e projekteve që Komuna e Prishtinës ka mbështetur në kuadër të një projekti #rriNshpi me neve”. Janë gjithsejtë 30 mijë euro që janë shpenzuar për 56 projekte që janë zhvilluar nga shtëpia nga ata që kanë përfituar, shkruan Reporteri.

Thirrja për aplikim ishte shpallë më 10 Prill dhe kërkesat nuk kishin qenë të pakta, shkruan Reporteri. Sipas dokumenteve, thirrja ishte hapur në emër te Kryetarit Shpend Ahmeti. Në thirrjen për aplikim dhe listën e përfituesve nuk kemi gjetur të përmendur rregulloren dhe komisionet vlerësuese.

Nga perfomancat live muzikore, nga këngëtarë e Dj, recitim poezish, pastaj prezantim i recetave për gatim, ligjërata sporti, vizatim online e shumë e shumë projekte të tjera, janë fushat në të cilat është orientuar kjo nismë e komunës.

Përfitues janë edhe artistë të njohur si këngëtari Shpat Deda, aktori Fatmir Spahiu, pastaj këngëtarja Jehona Lumi. Aktori Fatmir Spahiu ka marrë 800 euro për dy perfomanca ‘Lajme pozitive gjatë pandemisë” e që kanë zgjatë në total 60 minuta. Ndërkohë, ka projekte që kanë zgjatur deri në 60 minuta vetëm gatim, dhe për 1 performancë janë dhënë 400 euro, shkruan Reporteri.

Listën e plotë te përfituesve e gjeni edhe: KËTU 

Reklama