Trumpi: Gjithçka në rregull, e kemi ushtrinë më të mirë në botë

Pasi ka vendosur të mos mbajë konferencë shtypi, Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar nëpërmjet Twitterit, duke thënë se gjithçka duket mirë për SHBA-në.

“Krejt është në rregull! Raketa u gjuajtën nga Irani në drejtim të dy bazave ushtarake në Irak. Tani po bëjmë vlerësimin nëse ka viktima dhe dëme. Deri tani, shumë mirë! Ne e kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisurën në botë, larg më të mirën. Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trumpi.

Reklama