Trump propozon emër të ri pë NATO-n

Presidenti amerikan, Donald Trump, të enjten zbuloi atë që ai e quajti një akronim “të bukur” për vendosjen e NATO-s në Lindjen e Mesme, dhe ndryshimin e emrit në NATOME.

“Unë në të vërtetë kam pasur një emër: NATO, apo jo, edhe ju e keni ME për Lindjen e Mesme. Dhe ky do të ishte një emër i bukur”, u tha Trump gazetarëve, në komente të gjëra rreth çështjes së Lindjes së Mesme.

“NATO plus ME”, tha ai.

Ai tha se ai i e ka propozuar këtë emër kur thirri sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg të mërkurën për të kërkuar që anëtarët e tjerë të NATO-s të bëjnë më shumë për sigurinë e Lindjes së Mesme.

“Jam i mirë me emra, apo jo?” tha Trump, duke rrëfyer krenarinë e tij për marrëveshjen e re të tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada, e njohur si USMCA, e cila zëvendëson versionin e dikurshëm të quajtur NAFTA.

“USMCA, si kënga YMCA”, tha Trump, duke iu referuar diskove të vitit 1978 të mbushura nga grupi Village People.

Reklama