Tregu i rrushit në Rahovec po merr pamje të re

Tregu i rrushit në Rahovec po merr pamje të re fal investimeve të Drejtorisë së Bujqësisë për përmirësimin e kushteve.

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për të përmirësuar kushtet e këtij tregu, ku prodhuesit rahovecas ekspozojnë produktet e tyre vreshtare.

Njoftimi i plotë:

Tregu i rrushit ka filluar të marë pamje të re…🍇

Punimet të cilat janë duke u zhvilluar ne vendin e quajtur “Tregu i Rrushit” po i japin atij një pamje të re dhe të përshtatshme për të plasuar produktet për shitje.

Komuna e Rahovecit respektivisht Drejtoria e Bujqësisë është e përkushtuar në maksimum, në mënyrë që fermerët të kenë një vend ku i plotëson të gjitha kushtet në të cilat nevojiten për shitjen e produkteve të tyre.

Sektori i vreshtarisë është një sektor i rëndësishëm dhe me ndikim, në zhvillimin e ekonomisë në vendin tonë!