Tre të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan një rast (53 vjeç), Klinë një rast (80 vjeç) dhe Rahovec një rast (73 vjeç), njofton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1 mijë e 526.

Reklama