Tragjike, humb jetën 10-vjeçari nga Kramoviku në ujërat e Drinit të Bardhë

Një tragjedi ka ndodhur sot në ujërat e Drinit të Bardhë, ku ka humbur jetën 10-vjeçari Odise Naim Thaçi.

Siç njofton një faqe lokale e fshatit, e emërtuar “Kramoviku”, Odiseu ka humbur jetën në ujërat e Drinit të Bardhë aksidentalisht gjersa po freskohej si pasojë e temperaturave të larta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, thuhet në këtë njoftim.

“Vorrimi behet neser me dat 23/06/2019 ne ora 12:00 ne varrezat e fshatit Kramovik. Ne emër te Këshillit të fshatit Kramovik, familjes Thaqi i shprehim ngushëllim!”, thuhet në njoftimin që e ka publikuar kjo faqe. /RahoPress/

Reklama