Tragjike: Fermerit prizrenas i digjen 8 mijë zogj të pulave

Një ngjarje tragjike i ka ndodhur një fermeri kosovar nga Prizreni.

Policia ka njoftuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri dhe i janë djegur rreth 8 mijë zogj të pulave.

Policia thekson se janë duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thekson njoftimi.
Reklama