Tifozi besnik, Latifi me KB Rahoveci si në ditë të mira ashtu edhe në të vëshitra

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të zhvilluar të mërkurën në palestrën “Mizahir Isma”, Ylli ka triumfuar si mysafir ndaj skuadrës së Rahovecit me shifrat 85:72

Këtë ndeshje nga afër e ka përcjell edhe i pari i Komunës, Smajl Latifi, i cili tha se loja ishte e fortë mes dy skudrave.

Latifi ka thënë se përkundër rezultatit, djelmoshat vreshtarë duhet të ndihen krenarë.

Ai ka shkruar:

Ndeshje shumë e bukur sonte në Palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec. Lojë e fortë e KB “Rahoveci me KB “Ylli”.

Përkundër rezultatit, djelmoshat tanë duhet të ndihen krenarë për ndeshjen e zhvilluar.

KB “Rahoveci” është dëshmia më e mirë se me vullnet, përkushtim, punë ekipore dhe organizim të mirë, arrihen rezultate të jashtëzakonshme.

Faleminderit djema!

Reklama