Themelohet komisioni për vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se është formuar komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet pas të reshurave të djeshme që goditën Rahovecin papritur.

Sipas Zyrës për Informim, kryetari Latifi duke u bazuar në situatën e krijuar pas reshjeve të mbrëmshme, ka marrë vendimin për themelimin e këtij komisioni.

“Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi, duke u bazuar nga situata e krijuar në terren pas reshjeve të shiut, ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat dhe vërshimet e rrëmbyeshme . Komisioni tashmë ka filluar punën dhe gjindet në terren të gatshëm të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat dhe vërshimet e rrëmbyeshme”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se të gjithë ata që kanë nevojë të kontaktojnë me komisionin për vlerësimin e dëmeve mund të lajmërohen në këtë numër kontaktues: 044-152-619.

 

 

Reklama