RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Thaçi prapa dyerve kërkon heqjen e taksës, para mediave kërkon mbajtjen e saj

    03/06/2019 - 19:11
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi rreth taksës që Qeveria e Kosovës ia ka vënë Serbisë po vazhdon të mbajë qëndrime të dyfishta. Burime mirë të informuara brenda takimeve që janë mbajtur sot me delegacionin nga Franca e Gjermania bëjnë të ditur për Gazetën Express, se Presidenti para ndërkombëtarëve ka thënë se do të ishte mirë që taksa të hiqet për t’ia hapur rrugë dialogut, por pas takimeve e ka thënë të kundërtën.

    Përmes një paraqitjeje që e pati para mediave, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u mundua të tregojë se është i prerë sa i përket vendimit për taksën, e se këtë nuk frikësohet që ta theksojë edhe para delegacioneve të tilla si ai i dërguari sot në Kosovë nga presidenti francez Emannuel Macron e kancelarja Angela Merkel.

    Duke folur para gazetarëve për takimin që do të mbahet në Paris më 1 korrik, Thaçi ka theksuar se taksa nuk do të hiqet dhe se Kosova nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizim të vizave.

    “Dialogu por edhe takimi i Parisit duhet të ndodhë dhe do të ndodhë pavarësisht disponimit të Vuçiqit. Tarifa nuk do të hiqet. Askush nga BE nuk duhet të lejojë që Beogradi të vërë kushte për takimin e Parisit”, tha para mediave i pari i shtetit.

    Por, ky qëndrim i Thaçit për taksën, duket se i tillë ka qenë vetëm para syrit të mediave. Krejt ndryshe, siç mëson Gazeta Express nga burime mirë të informuara brenda takimit ai është deklaruar para delegacionit gjermano-francez.

    “Disa prej liderëve në takime që janë mbajtur me dyer të mbyllura kanë folur ndryshe për taksën se sa që janë deklaruar para mediave. Derisa para gjermanëve dhe francezëve është thënë se taksa duhet të hiqet, do të ishte mirë të hiqej, ndryshe kanë folur para mediave”, thotë ky burim.

    Tutje, theksohet se ndërkombëtarët edhe këtë herë patën qëndrim të njëjtë sa i përket taksës, mirëpo, që diskutimet nuk janë mbajtur me tone të larta e se qëndrimi në të gjitha takimet vetëm është përsëritur.

    Ky burim shton se delegacioni që sot zbarkoi në Kosovë, kishte për qëllim vetëm mbledhjen e informacioneve, si parapërgatitje e takimeve që do të vijojnë tutje sic është ai në Berlin  ku kryeministri Ramush Haradinaj do të takohet me kancelaren gjermane, dhe në korrik në Paris ku do të shkojë një delegacion i zgjeruar.

    Presidenti i Kosovës që një kohë pasi që në Qeveri u vendos për taksën qëndroi i heshtur karshi kësaj mase. Më vonë qe i zëshëm që e njejta të pezullohet, e në Samit të Berlinit u bë e ditur se qëndrimi i tij është që ajo të hiqet.

    Në një intervistë ekskluzive (https://www.gazetaexpress.com/haradinaj-e-rende-thaci-e-edi-rama-me-benin-me-shume-presion-se-vuciqi-per-ta-hequr-taksen/) që pati dhënë për emisionin Pressing, kryeministri Ramush Haradinaj nga Berlini ishte deklaruar se kishte pasur në samit më shumë presion nga presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për të cilët tha se i kanë bërë presion më shumë se Vuciqi në sy të të gjithëve për të hequr taksën.

    Ai madje kishte thënë se për taksën kishin folur në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera me qëllim që të kuptojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqirë të Samitit të Berlinit.

    “Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, kishte thënë Haradinaj.

    Edhe pas samitit presidenti kishte zgjedhur disa paraqitje për të treguar të kundërtën, derisa që nga atëherë përmes mediave është deklaruar se ka ndryshuar vendim sa i përket masës së 100 për qindëshit për produktet serbe e boshnjake.

    Të fundit nga rubrika

    BE: Situata Kosovë-Serbi, më shqetësuesja që nga viti 2013

    15/11/2022 - 15:15

    Nga Kosova po ikin edhe të punësuarit, i riu nga Vitia e lë punën për Zvicrër

    15/11/2022 - 08:13

    Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

    14/11/2022 - 13:00

    Kurti në Vjenë: Kosova ka shënuar rritje të lartë ekonomike

    14/11/2022 - 11:35

    Rritja e pagave në sektorin publik e privat, nevojë urgjente

    14/11/2022 - 09:41

    Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan”

    14/11/2022 - 09:32

    Haradinaj sërish thirrje Kurtit: Prano kërkesën e Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat

    06/11/2022 - 16:30

    Kurti: Situata e sigurisë në Kosovë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të kriminalizuara

    06/11/2022 - 16:16

    Policët serbë në veri dorëzojnë dorëheqjet në stacion policor

    06/11/2022 - 16:12

    Sveçla në veri, viziton Policinë e Kosovës

    06/11/2022 - 13:23
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.