Thaçi nga Çifllaki i dhuron Komunës 5,000 maska për mbrojtje nga Covid-19

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur sot në zyrën e tij Ardian Thaçin nga Çifllaki, i cili komunës ia ka dhënë donacion 5,000 maska për mbrojtje nga Covid-19.

Duke e falënderuar Thaçin për donacionin, Latifi ka thënë se maskat do të shërbejnë për nevojat e komunës përgjatë angazhimit për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në zyrën time Ardian Thaçin nga fshati Çifllak, i cili dhuroi 5000 maska sosh për komunën e Rahovecit, maska këto të cilat do të shërbejnë për përdorim të nevojave të komunës sonë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik. Në emër tim dhe komunës që udhëheq e falënderova Ardianin për ndihmën e dhënë dhe solidarizimin në kohë pandemie! Mirënjohës përherë për secilin qytetar që ka kontribuar në forma të ndryshme në këto ditë jo të lehta për secilin prej nesh!’, ka shkruar Kryetari Latifi.

Reklama