Thaçi e mandaton Kurtin, prej sot 15 ditë afat për formimin e Qeverisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ia ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vendimin për nominim për postin e Kryeministrit të Kosovës.

Insajderi, nga burime zyrtare ka kuptuar se vendimi në fjalë ka shkuar me zarf në zyre të Vetëvendosjes.

Dekreti i presidentit, pas orës 12:00 do të përcillet te kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili zyrtarisht njoftohet për emrin e mandatarit të propozuar.

Ndërkaq, Kurti ka thënë të hënën se ende nuk ka një marrëveshje për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë asnjëra palë nuk ka pranuar ofertat e fundit për bashkëqeverisje.

Megjithatë, Kurti tha se Vetëvendosje dëshiron që të takohet me LDK-në deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti Thaçi mandaton Kurtin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

Reklama