Thaçi cakton orën, Kurti ditën e takimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se do ta pres kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takim me 6 janar.

“Mirëpres faktin që pas ftesës sime të tretë ka pranuar dhe është përgjigjur Kurti. Me datën e përcaktuar nga ai, në orën 15 orë do ta pres në zyrën time. Nuk mund të sillemi me hatërime dhe sjellje që nuk i përkojnë pozitave tona”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme, Thaçi i dërgoi Kurtit një ftesë për t’u takuar sot paradite, por përgjigja e Kurtit ishte që është i gatshëm ta takojë Presidentin më 6 janar.

Reklama