Tërmeti që goditi Kosovën ishte 3.8 rihter, jo 4.3

Një tërmet ka goditur Kosovën para pak minutave, i cili ishte me magnitudë 3.8 rihter në Zubin Potok.

Këtë bëri të ditur Shemsi Mustafa, Drejtor i Institutit Sizmiologjik të Kosovës.

Sipas Mustafës nuk ka vend për panik pasi nuk është tërmet me pasoja.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në komunat përreth, për detaje tjera Klan Kosova do të iu mbajë të informuar.

Reklama