Tërmeti godet sërish Shqipërinë

Tirana dhe Durrësi nuk po gjejnë qetësi nga tërmetet e vazhdueshme.

Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Shqipëri. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij regjistrua 6 kilometër në veri- perëndim të Shijakut. Thellësia e tërmetit ishte 44 kilometër.

Sipas ekspertëve, pas goditjes së fortë të 26 nëntorit, fenomeni i lëkundjeve në vazhdim janë diçka normale.

Reklama