Tërmet në Shqipëri, humb jetën një qytetar pasi kërcen prej pallatit nga frika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Durrës. Një person ka rënë nga pallati duke humbur jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, viktima është roja i një objekti 6-katësh në ndërtim e sipër në zonën e Currilave.

Viktima mësohet të ketë rënë nga një lartësi e konsiderueshme për shkak të frikës nga tërmeti.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan mbrëmjen e së martës. Pas lëkundjeve të para, u ndje një tjetër tërmet pak më i lehtë.

Sipas IGJEUM, goditja kryesore e orës 21:15 ishte me magnitudë 4,9 i shkallës Rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër fshatin Bubq.

Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Emergjencat Civile njoftojnë se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani.

Reklama