Tërmet i fortë në Greqi, ndihen lëkundjet edhe në Shqipëri

Greqia është goditur nga një tërmet i fortë, pas mesnate. Lëkundjet, sipas EMSC, ishin me magnitudë 4.7 të shkallës rihter.

Raportohet se lëkundjet u ndjenë deri në juglindje të Elbasanit.

Tërmeti ndodhi rreth orës 03:18, me epiqendër 15km në veri të Igumenicës, me thellësi 25km, shkruan TCH.

Deri më tash nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Reklama