Tërhiqet LDK, Dumoshi: Nuk po kërkojmë shkarkimin e Konjufcës

Vlora Dumoshi, anëtare e kryesisë dhe nënkryetare e grave të LDK-së, në një deklarim për Koha.net, ka thënë se ky subjekt nuk e ka kërkuar shkarkimin e Glauk Konjufës nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, por ka kërkuar marrëveshje politike.

“LDK-ja nuk ka kërkuar e as iniciuar shkarkimin e z. Konjufca, por ka kërkuar marrëveshje politike për tejkalimin e kësaj situate”, ka thënë Dumoshi.

Sipas saj, VV-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme, e ka bërë zgjedhjen e kryeparlamentarit, i cili sipas saj në bazë të dakordimit është dashur t`i takoj LDK-së.

“Kurti duhet të tregoj vullnet për marrëveshje me një qasje pozitive. Jo të kërkoj argumente dhe të shërbehet me cilësime të cilat nuk i kontribuojnë marrëveshjes. Zgjidhja qe e ka ofruar LDK është shume e balancuar. Është kompromis i LDK-së për marrëveshje”, ka thënë Dumoshi.

Reklama