Tentohet vjedhja e veturës në Xërxë, pronari e kapë hajdutin në flagrancë

Për të dytën herë në Xërxë të Rahovecit po provohet vjedhja e veturave, duke u thyer xhamat e përparmë, nëse xhamat nuk gjenden të hapur, siç ka ndodhur në rastin e fundit.

Një qytetar i Rahovecit, konkretisht nga fshati Xërxë, Andi Krasniqi, ka raportuar në grupin “Marakli t’kerreve”, se dje një burrë ka provuar t’i vjedh gjërat e tij brenda veturëës së parkuar, të cilës ia kishe lënë hapur xhamin e derës.

Ai ka thënë se një burrë në moshë rreth 40-45 vjeç ishte ai që provoi të vjedhe nga vetura e tij, mirëpo fatmirësisht ai e kishte vërejtur atë para se të ndodhte diçka e tillë.

Hajduti, sipas Krasniqit, drejtonte një veturë të tipit “Pasat” me ngjyrë të kaltër, në dukje e vjetër, dhe me korrezione në disa pjesë të saj.

Ai ka thënë se ky është rasti i dytë që po ndodh në Xërxë. Para pak ditësh një banor e kishte pësuar, pasi që i ishin vjedhur 200 euro. Krasniqi ka thënë se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës.

Vlen të theksohet se dukuria e vjedhjes së makinave është shpeshtuar ditëve të fundit. Shpesh, cak i hajdutëve janë mërgimtarët, të cilëve u vidhen paratë dhe gjërat personale që lihen brenda veturës.

Reklama