Tenderët e dyshimtë të KQZ-së, për një laps kimik pagoi 9 euro

Komisioni Qendror Zgjedhor potencialisht ka pasur humbje të parasë në vlerë prej mbi 80 mijë eurosh për shkak të shkeljeve në dy aktivitete të mëdha prokurimi – “Shtypja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës- Lot 1” dhe “Informimi publik për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”. Me arsyen se tani janë të zënë me zgjedhjet e 14 shkurtit, zyrtarë të KQZ-së kanë refuzuar të flasin për shkeljet që ka arritur t’i evidentojë KOHA, të cilat do të publikohen në një seri artikujsh

Prishtinë, 28 janar – Mbi 80 mijë euro është shuma që Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) potencialisht e ka humbur në dy aktivitete tenderimi, vlera e të cilëve është rreth 300 mijë euro. Këto aktivitete janë zhvilluar për llogari të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019. Mbështetur në dosjet e tenderëve dhe në analizën e dokumentacionit, ka pasur devijim të konsiderueshëm të çmimeve të kontraktuara me çmimet e konkurrencës në tregun e lirë.

Për njërën prej kompanive, njësia e prokurimit të KQZ-së e ka shkelur edhe Ligjin për prokurimin publik duke ia përshtatur kriteret e përzgjedhjes kompanisë e cila ishte shpallur e papërgjegjshme në vlerësimin e parë. Shumë veprime të përbashkëta mes KQZ-së dhe kompanive të kontraktuara, përfshirë transaksionet, janë të padokumentuara dhe të pakonfirmuara. Gjatë hulumtimit, KOHA ka kuptuar se shkeljet që kanë shoqëruar aktivitetet e prokurimit janë konstatuar edhe nga Auditori i Brendshëm, por që nuk janë adresuar nga KQZ-ja.

Ndryshimi dhe përshtatja e kritereve

Reklama